Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, e ka falenderuar Presidenten Vjosa Osmani, e cila dje e nderoi me titullin Ambasadore Nder e Republikës së Kosovës.
Lipa ka publikuar edhe disa fotografi nga ceremonia, por vetëm ato me Osmanin.
Ajo ka përsëritur se rinia e Kosovës e meriton liberalizimin e vizave.
“Dje pasdite u nderova me titullin Ambasadore e Nderit e Republikës së Kosovës nga Presidentja jonë Vjosa Osmani. Është nder dhe privilegj që jam në gjendje ta prezantoj vendin tim para gjithë botës dhe të vazhdoj me punën time për të ndikuar globalisht që të shohim se ne lëmë gjurmët tona dhe bëjmë dallimin. Rinia e Kosovës e meriton t’i liberalizohen vizat për të lëvizur lirshëm dhe të ëndërrojë shumë. Faleminderit”, ka shkruar Lipa.