Ajo mbajti turneun e radhës të pestë të koncerteve në Bridgestone Arena në Nashville, Tennessee, të hënën mbrëma e veshur me një kostum të verdhë.
Këngëtarja angleze, 26 vjeçe, shfaqi figurën e saj mahnitëse të shkëlqyeshme në veshjen e guximshme të qëndisjes së luleve të verdhë “Balenciaga”, teksa mbathur kishte çizme.
Turneu – në mbështetje të albumit të saj të dytë “Future Nostalgia” – është shtyrë disa herë për shkak të pandemisë COVID-19, por më në fund filloi në Florida të mërkurën mbrëma.
Pamja dalluese – të cilën ajo e paraqiti gjithashtu në shfaqjen e saj në Miami të mërkurën – e shfaqi me doreza që i përputheshin me krahët.
Flokët e gjata dhe brune të superyllit të popit ishin të ndara në mes dhe të stiluara drejt. Fituesja e çmimit “Grammy” – e cila kohët e fundit fitoi çmimin për aktin më të mirë Pop/R&B në BRIT Awards të së martës së kaluar – kishte vendosur grim minimal dhe nuancë të bukur nudo në buzët e saj.
Krijuesja e hitit “Don’t Start Now” argëtoi turmën me një mikrofon të zi në dorë dhe një ekip kërcimtarësh me veshje blu përreth saj.
Në një moment, ylli performoi një koreografi të zjarrtë teksa u ul mbi një balerin mashkull dhe kreu një rutinë joshëse.
“Future Nostalgia” në mars 2021 fitoi çmimin “Grammy” për albumin më të mirë vokal pop dhe kënga e saj kryesore “Don’t Start Now” arriti sukses kritik, duke përfshirë nominimet e “Grammy” për Rekordin e Vitit, Këngën e Vitit dhe Performancën më të Mirë Solo Pop.