Toplista e quajtur ‘Heat Rich List’, ka zbuluar këngëtarët më të pasur të Britanisë dhe Irlandës.
Dhe Ed Sheeran, 30 vjeç, ka ruajtur kurorën e tij si ylli më i pasur britanik nën të tridhjetat për të tretin vit radhazi, me fitime vjetore mahnitëse prej 236.5 milionë funtesh (277.9 milionë euro).
Harry Styles, 27 vjeç, u rendit i dyti, duke grumbulluar 80 milionë funte (94 milionë euro), ndërsa Jesy Nelson, 30 vjeçe, e gjeti veten në listë për herë të parë që nga largimi nga grupi Little Mix këtë vit, duke fituar 13.5 milionë funte (15.8 milionë euro).
E kësaj liste nuk i kanë munguar dy emrat e mëdhenj me prejardhje shqiptare, më saktësisht nga Kosova, Dua Lipa dhe Rita Ora.
Me 43.5 milionë funte (51.1 milionë euro) në emër të saj, artistja Dua Lipa ka zënë vendin e tetë. Jo vetëm që albumi “Future Nostalgia” i yllit ishte një sukses mbarëbotëror, por ajo gjithashtu ka siguruar partneritete me të ardhura të larta me kompanitë e famshme si: ‘Versace’, ‘YSL’, ‘Puma’ dhe ‘Evian’. Ndërsa në vendin e 13-të të listës së artistëve më të pasur britanikë, ylli i muzikës, Rita Ora, e cila ka të hyra vjetore në vlerë 26.5 milionë funte (31.1 milionë euro)./FrontOnline/