Këngëtarja dhe tekst shkruesja, Dua Lipa, u pa me një veshje të thjeshtë dhe sportive të dielën (12 dhjetor) në New York, pasi anuloi performancën e saj të shumëpritur ‘live’ në “Jingle Bell Ball”.
Këngëtarja e “New Rules”, 26 vjeçe, dukej gati për t’u përballur me të ftohtin e dimrit, teksa ishte e mbështjellë në një veshje me ngjyrë të zezë nga “Balenciaga”.
Ajo shtoi një shall të trashë të zi rreth qafës së saj. Dua e kompletoi ‘look’-un me një palë atlete të zeza.
Ajo u përpoq të mos binte në sy duke vendosur një kapele bejsbolli, ndërsa mbante edhe një çantë të madhe udhëtimi “Gucci”.
Artistja e hitit “Levitating” u pa të respektonte rregullat strikte të COVID-it duke mbajtur një maskë të zezë, shkruan DailyMail.
Kujtojmë që Dua ishte në mesin e yjeve që do të performonin në shfaqjen e shumëpritur të dimrit, por u desh të tërhiqej në minutën e fundit kur ajo u diagnostikua me laringit (pezmatim i fytit).
Ajo bëri të ditur lajmin në Instagram përmes një mesazhi të gjatë për ndjekësit e duke shpjeguar pse duhej të tërhiqej nga ngjarja.
“Siç e dini shumica prej jush, unë jam duke vuajtur nga laringiti dhe kam qenë në pushim vokal sipas urdhrave të mjekut tim. Shpresoja për një shërim më të shpejtë, por për fat të keq, nuk mund të performoj në iHeartRadio Z100 Jingle Bell Ball”, kishte shkruar kënëgtarja ndër tjera.
Anulimi i këngëtares vjen vetëm një ditë pasi u zbulua se kënga e saj “Levitating” ishte kënga më e mirë në top-listën “Billboard Hot 100” e vitit 2021.