×
  • Vip
  • Vip

    Dua Lipa: Askush nuk mund ta mohojë identitetin tim, i di jetët e humbura në Kosovë

    FrontOnline
    26 Janar 2022

    Kritikat e vazhdueshme në rrjetet sociale rreth prejardhjes së saj, nuk e kanë penguar asnjëherë Dua Lipën që të shfaq rrënjët e saj të vërteta dhe kësisoj të paraqitet në publik si një shqiptare nga Kosova.

    Me zërin e saj unik, Dua Lipa, ka arritur që të bëjë njerëzit nga e gjithë bota të bien në dashuri me të dhe së fundmi ajo është paraqitur edhe si ylli i kopertinës digjitale të revistës “Wall Street Journal”, e këta të fundit zhvilluan edhe një intervistë me yllin e muzikës pop.

    Postimet e saj të hapura për pavarësinë e Kosovës, e cila mbetet një çështje e diskutueshme nëpër botë, janë përballur me kritika, ashtu si edhe deklaratat e saj pro-palestineze.

    Kundërshtimi nuk e ka bërë atë të shqetësohet për adresimin e çështjeve politike. “Është një pjesë e madhe e asaj që jam,” thotë ajo. “Duke pasur parasysh prindërit e mi dhe mënyrën se si ata erdhën në Mbretërinë e Bashkuar, [situata e refugjatëve] ka qenë gjithmonë diçka që më është shumë afër zemrës.

    Lipa tregon me vështirësitë të cilat ajo është përballur për shtetin e Kosovës dhe komentet e ndryshme që ka marrë gjatë rrugëtimit të saj në industrinë e muzikës.

    “Kam lexuar komente nga shumë njerëz që më thonë se nuk kam shtet, nuk kam identitet, Kosova nuk ekziston. Kam jetuar në Kosovë, i di jetët që kanë humbur. Pra, që dikush të më mohojë identitetin dhe përvojën time, është e vështirë për mua të qëndroj prapa dhe të mos flas për këtë. Kështu që kjo është diçka që unë do ta bëj gjithmonë.”

    Nëntorin e kaluar, ajo u nderua në Uashington, DC, nga Këshilli Atlantik, një institut kërkimor për çështjet ndërkombëtare, për angazhimin e saj për të “fuqizuar gjeneratën e ardhshme të liderëve dhe muzikantëve ballkanikë”. /KultPlus.com

    Nga Rubrika
    Vip18 Nëntor 2024
    Vullnet Krasniqi dhe Drenusha Latifi janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri-tjetrin. Gazetari ka përfshirë në këtë mes ish-bashkëshortin e...
    Vip18 Nëntor 2024
    Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, ka thënë se Drenusha është që rrezikon më shumë nga nominimi. Sipas tij,...
    Vip18 Nëntor 2024
    Një debat i ashpër gjatë vikendit është zhvilluar mes Xuxit, Drenushës, ku më pas u përfshi edhe Vullneti. I gjithë ky debat...
    Të tjera
    Sport18 Nëntor 2024
    Kosova e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Lituanisë me rezultat 1-0, në ndeshjen që po zhvillohet në “Fadil Vokrri”...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, ka folur rreth fushatës që partitë kosovare po e zhvillojnë me diasporën në Gjermani. Rohde...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar sërish, për grantet nga 100 mijë eurosh që Ministria e Bujqësisë ia dha Blerim Pacollit,...
    Vip18 Nëntor 2024
    Dy ish konkurrentët e formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu i edicionit të kaluar, dhe Atilla Kardesh nga edicioni i...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk mund të bëjë Asociacion të komunave serbe të Kosovës, pasi sipas tij kjo nuk është...
    Sport18 Nëntor 2024
    Kosova po luan ndaj Lituanisë në “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së gjashtë të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.