Nëse pyet projektuesit dhe inxhinierët e prodhuesit francez të makinave sportive luksoze DS Automobiles, por edhe menaxhmentin e serisë së garave Formula E, në të ardhmen e afërt ndalimi i makinës nuk do të varet nga disqet dhe frenat, por vetëm nga motorët elektrikë me rigjenerimin e energjisë kinetike.
Gjegjësisht, para publikut së fundmi është prezantuar një veturë e re e Formula E, e cila nuk ka frenimin e fundit klasik, por frenon vetëm në mënyrë rigjeneruese dhe DS ka inkorporuar të njëjtën teknologji në konceptin e saj të ri.
DS E-Tense Performance prezantohet si koncepti i parë i makinës rrugore në botë pa frena klasike. Të gjitha rrotat e kësaj makine kanë sistem frenimi rigjenerues, i cili me ndihmën e dy motorëve elektrikë të integruar mund të ndalojë plotësisht makinën si dhe frenat klasike. Është një sistem i rigjenerimit të energjisë kinetike në energji elektrike, me një fuqi deri në 600 kW.
DS thotë se frenimi rigjenerues së shpejti mund të bëhet metoda e vetme për të ndaluar një makinë. Përfitimet do të ishin të shumëfishta – përveçse do të ndihmojë në rimbushjen e baterisë së automjeteve elektrike, do të eliminojë nevojën për disqe dhe jastëkë frenash.
Ky veprim do të reduktojë gjithashtu ndotjen e mjedisit. Vlerësimet thonë se rreth 55% e ndotjes së ajrit të krijuar nga makinat klasike vjen nga grimcat që nuk krijojnë shkarkime, pra nga gomat, frenat e të ngjashme. Pluhuri i hekurit nga frenat klasike krijon deri në 20% të asaj ndotjeje dhe është shumë i rrezikshëm për shëndetin e njeriut, veçanërisht për ata që tashmë kanë probleme me frymëmarrjen./FrontOnline/