×
  • Lajme
  • Lajme

    Driton Selmanaj i merr veç 12 vota në Han të Elezit

    FrontOnline
    18 Shkurt 2021

    As ushtrimi i pozitës së dytë më e rëndësishme në ekzekutivin e shtetit, nuk ia ka rritur numrin e votave kandidaturës së Driton Selmanajt për deputet.

    Numri dhjetë në listën e kandidatëve për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka arritur të sigurojë vetëm 12 vota në Komunën e Hanit të Elezit, nga rreth 3 mijë e 500 votues të regjistruar në këtë komunë, raporton Insajderi.

    Nga 11 vendvotime të Komunës së Hanit të Elezit, Selmanaj nuk arriti të marrë asnjë votë në gjashtë prej tyre. Në dy vendvotime siguroi nga vetëm një votë.

    Kandidati më i votuar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Han të Elezit rezulton Avdullah Hoti, kryeministri në detyrë dhe bartësi i listës së LDK-së, raporton Gazeta Insajderi.

    LDK-ja si subjekt politik, fitoi 237 vota apo rreth 6 për qind në Komunën e Hanit të Elezit.

    Fitore edhe në këtë komunë të Kosovës shënoi Lëvizja Vetëvendosje, me 1 mijë e 950 vota. LVV-ja arriti fitore në 22 komuna të Kosovës, derisa LDK-ja nuk arriti të fitojë në asnjë komunë, përfshirë edhe në ato zona në të cilat udhëheq në nivel lokal.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Gusht 2025
    Prokuroria Speciale do të dorëzoj sot aktakuzë për dëbimin e popullsisë civile nga territori i Republikës së Kosovës, gjatë luftës së fundit....
    Kronika15 Gusht 2025
    Një vjedhje e rëndë është raportuar në Klinë. Sipas Policisë së Kosovës, hajnat kanë hyrë në një shtëpi në Klinë ku kanë...
    Kronika15 Gusht 2025
    Një burrë serb dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një grua kosovare dhe më pas i ka dëmtuar veturën në Zveçan. Sipas...
    Të tjera
    Kronika15 Gusht 2025
    Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të dhunimit. Sipas raportit 24 orësh të...
    Lajme15 Gusht 2025
    Punimet në afat rekord siç janë kryer në rrugën Mushtisht-Shtërpcë nuk ka ndodhur edhe në shumë projekte të rëndësishme infrastrukturore gjatë periudhës...
    Kronika15 Gusht 2025
    Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka zhvilluar një operacion të befasishëm në pjesën veriore të Prishtinës, ku ka arrestuar një person të...
    Bota/Rajoni15 Gusht 2025
    Policia e Korçës ka arrestuar 8 persona në lidhje me vrasjen e një 14-vjeçari në fshatin Pirg të Maliqit. Në pranga kanë...
    Bota/Rajoni15 Gusht 2025
    Evropa Jugore po përballet me një verë të jashtëzakonshme të nxehtë dhe shkatërrimtare. Portugalia, Greqia, Italia dhe sidomos Spanja, ku është shënuar...
    Lajme15 Gusht 2025
    Procesi për konstituimin e Kuvendit mbetet i bllokuar për shkak të mungesës së një marrëveshjeje politike ndërmjet partive parlamentare. Pavarësisht vendimit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.