Qeveria e Kosovës ka propzuar dhe miratuar vendimin që zëvendëskryeministri Driton Selmanaj të jetë përfaqësues i Qeverisë, në të gjitha trupat punuese të Kuvendit.
Kryeministri Hoti ka thënë se pas këtij vendimi i takon Kuvendit që të përfundojë procedurat tjera.
Ndryshe, në mbledhjen e Qeverisë që është duke u mbajtur, me shumicë votash është shfuqizuar vendimi i Qeverisë Nr. 09/24 të datës 14.08.2020 për aprovimin e Koncept Dokumentit për themelimin e Agjencisë për Integrim Evropian. Tashmë do të rikthehet Ministria e Integrimeve Evropiane.
Ky zhvillim në Qeveri vjen pas fjalëve të shumta rreth zgjerimit të koalicionit, kërkesë kjo eksplicite edhe e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës.