Legjenda e Kosovës në xhudo, kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi sot e feston ditëlindjen e 30-të, përcjell FrontOnline.
Sportistja, e cila e ngriti Kosovën në piedestal para shumë shteteve të mëdha, madje edhe tek ato që fare nuk e njohin Republikën tonë, në mesin e shumë urimeve, ajo sot ka marrë një urim të veçantë, nga një njeri i veçantë.
Është trajneri i saj Driton Kuka, njeriu më meritor që Majlinda është ku është sot e ka uruar kampionen me fjalët më të mëdha, duke e cilësuar si heroinën e Kosovës dhe krenarin e pubpullit tonë.
“Heroinë, të jam mirënjohës deri në frymën e fundit për krejt emocionet që mi ke dhuruar deri sot”, ka shkruar ndër të tjera Driton Kuka.
Urimi i Driton Kukës për Majlinda Kelmendin: