
Tentativa për tu bërë drejtor i Autoritetetit të Aviacionit Civil i kishte rezultuar si e pa suksesshme. Por, jo edhe e dyta për tu punësuar në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror e cila drejtohet nga Bahri Nuredini.
Në dokumentet e siguruara nga Front Online shihet se më 16 gusht të këtij viti Gjonbalaj është punësuar si ekspertë i aviacionit në këtë Institucion.

“Pas përfundimit të procedurave të rekrutimit sipas konkursit për shërbime të veçanta, bazuar në Ligjin Nr.03/L-149 për Shërbim Civil në Republikën e Kosovës, Rregulloren 02/2010 për procedurat e rekrutimit në Shërbimin Civil për pozitën ekspert i Aviacionit Civil, kandidati Driton Gjonbalaj ka fituar 100 pikë” thuhet në njoftimin e nënshkruar nga u.d Menaxheri i Departamentit të Burimeve Njerëzore Driton Ujkani
Front Online