Pas një kohë të gjatë të zhytur në krizë të thellë financiare, te klubi i mirënjohur kosovar, Ferizaj pritet të ketë lajme të mëdha, raporton FrontOnline.
Klubi që garon në Ligën e Parë të Kosovës, në grupin B, duket se shumë shpejt do t’i zgjedh të gjitha problemet që po ballafaqohet.
Në fillim të korrikut të vitit 2018, klubi i Ferizajt u privatizua, anglezët morën 51 përqind të aksioneve dhe shqiptarët 49 për qind.
Në krye të klubit u vendos Brian Deane, por gjërat nuk ashtu siç i planifikuan që nga koha kur u privatizua, derisa klubi u thellua në krizë të madhe financiare.
Pas kësaj krize të rëndë, duket se po vijnë ditët e mira dhe të këndelljes së Ferizajt.
Drejtori sportiv i Ferizajt, Nadir Haxhimusa ka konfirmuar për FrontOnline se tashmë investitorët anglezë janë larguar nga klubi ferizajas
“Aksionarët anglezë janë larguar, aksionet e tyre janë shitur. Ndërkaq, pjesa tjetër e aksionarëve shqiptarë që kanë qenë më herët, do të mbesin në klub”, zbuloi Haxhimusa.
Gjithashtu, ai ka konfirmuar se biznesmeni Lulzim Abazi do t’i bashkohet klubit.
“Lulzimi do të jetë në klub, por jo me të gjitha aksionet. Do të ketë dhjetë apo 15 përqind të tyre”, deklaroi të shtunën për FrontOnline Nadir Haxhimusa.
Por, kush është Lulzim Abazi?
Ai që nga viti 2003 ka udhëhequr një kohë të gjatë klubin e hendbollit, Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt), duke fituar disa trofe (titullin kampion dhe disa kupa).
Abazi largohet nga skuadra e meshkujve dhe pas një kohe sërish rikthehet aty, prapë largohet dhe sot është në kryesi të klubit të femrave të Kastriotit në hendboll.
Ndryshe është biznesmen dhe pritet që të marr klubin e futbollit, Ferizaj./FrontOnline/