Lideri i Nismës Qytetare URA, Dritan Abazovic, ka konfirmuar se sot ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Abazovic përmes një postimi në Tëitter, tha se është mirë me shëndet dhe se është futur në vetizolim.
”Pas testit që e kam bërë sot, kam rezultuar pozitiv me koronavirus. Gjendja ime është e mirë dhe unë ndodhem në vetizolim. Mbani maskat dhe distancën”, ka shkruar ai.