Nënkampionia e Kosovës, Drita ka njoftuar se po zhvillon përgatitjet në Ohër të Maqedonisë së Veriut para debutimit në Ligën e Konferencës.
Në Ohër, skuadra e Ardian Nuhiut do t’i zhvillojë tri ndeshje miqësore, shkruan FrontOnline.
Gjegjësisht, Drita do të përballet me Llapin, Partizanin dhe Shkupin.
Njoftimi i plotë i Dritës:
“Ohër, Maqedonia e VeriutKlubi jonë FC DRITA po vazhdon me përgaditjet për ndeshjet e europës dhe tashmë është zhvendosur në Maqedonin e Veriut, në qytetin e Ohërit ku janë vendosur edhe disa ekipe tjera shqipëtare!Në vazhdën e përgaditjeve janë aranzhuar edhe tri ndeshje kontrolluese të cilat do të zhvillohen të gjitha në qytetin e Ohërit.Ekipet me të cilat do të luajm ndeshje kontrolluese janë ekipi i Llapit nga Kosova, Partizani nga Shqipëria dhe Shkupi nga Maqedonia e Veriut.Ndeshja e parë do të luhet me KF Llapi nesër nga ora 16:30”./FrontOnline/
https://www.facebook.com/dritafcofficial/posts/1413901538994340?__cft__[0]=AZUGUMqXBwkgsX0JybkDZUwft4oY2feKwYq9lOs-KD_HHUK-kt8BFsJnN9wufd4CMtgCM4Hq4zBXCXnlRpB6nWN-Ig_FNAlTvNHf7jULvUgQ5Z9AxnWpef9VUWXr6bIrC6Nw5PNJ19fmuOGovVkLLgzt&__tn__=%2CO%2CP-R