×
  • Sport
  • Sport

    Drita – Prishtina, super-derbi kosovar do të luhet sot

    FrontOnline
    17 Prill 2025

    Superliga e futbollit kosovar do të vazhdojë sot me dy ndeshjet e fundit të xhiros së 29-të.

    Pa dyshim, dueli kryesor i ditës, por edhe i krejt kësaj xhiroje do të jetë ai mes Dritës dhe Prishtinës.

    Gjilanasit vijnë nga gabimi kundër Malishevës, me ç’rast distanca me Ballkanin u ngushtua në 10 pikë, shkruan “Gazeta Express”.

    Prandaj, “Intelektualët” kanë nevojë për fitore në shtëpi për ta ruajtur këtë diferencë dhe për të qenë kështu më të qetë.

    Nga ana tjetër, kryeqytetasit e mposhtën në mesjavën e kaluar pikërisht Dritën në Kupën e Kosovës, ndërsa vazhduan më pas me një tjetër performancë spektakolare kundër Suharekës në Superligë, për ta konfirmuar këndelljen me trajnerin e ri, Arsim Thaqi.

    Për këtë, dueli i sotëm mes rivalëve të moçëm pritet të jetë “i zjarrtë”.

    Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të ditës, Ballkani do ta ketë të obligueshme fitoren ndaj Gjilanit në shtëpi dhe të shpresojë më pas në një gabim eventual të lideres Drita, me shpresën që ta ngushtojë disavantazhin në pikë.

    Dy ndeshjet e sotme të Superligës do të nisin prej orës 15:00.

    Nga Rubrika
    Sport01 Qershor 2025
    Manchester United ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin e Matheus Cunhas. Sulmuesi brazilian ka firmosur një kontratë 5-vjeçare që do ta mbajë në “Old...
    Sport01 Qershor 2025
    Lionel Messi ka vazhduar me paraqitje të jashtëzakonshme në elitën e futbollit amerikan MLS. Inter Miami ka marrë fitore të thellë 5-1...
    Sport01 Qershor 2025
    Luis Enrique është një nga fituesit më të mëdhenj të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, pas triumfit historik të PSG-së. Ky...
    Të tjera
    Lajme02 Qershor 2025
    Deputeti i LDK, Lutfi Haziri ka thënë është bërë nevrike situata e krijuar në Kuvend, ku sot për herë të 25 po...
    Lajme02 Qershor 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Altin Krasniqi, ka deklaruar se pret që partia fituese ta ndryshojë kandidaten, në mënyrë që të...
    Lajme02 Qershor 2025
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër për deklaratat e Albin Kurtit se opozita është patriarkale. Musliu ka thënë se nuk...
    Lajme02 Qershor 2025
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha tha se ata kanë dhënë disa opsione për të dalë nga ngërçi politik....
    Lajme02 Qershor 2025
    Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci, ka komentuar përplasjet e fundit me gazetarin Ilir Mirena e gazetarë të tjerë. Ajo ka thënë se...
    Lajme02 Qershor 2025
    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, para fillimit të seancës konstituive, është deklaruar para mediave. “Çdo herë vijmë me shpresën që...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.