Janë mbyllur pjesët e para në tri ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.
Pas 45 minutash, derbi mes Dritës dhe Prishtinës po luhet baras 1:1, shkruan FrontOnline.
Fillimisht, në epërsi kaloi Drita përmes Betim Haxhimusës (’21), derisa kryeqytetasit barazuan përmes Endrit Krasniqit në minutën e 34-t.
Ndërkaq, ndeshja Ballkani – Gjilani pas 45 minutash po luhet baras 0:0.
Për fund, në ndeshjen Llapi – Trepça ’89 janë duke fituar mitrovicasit 0:1 me golin e Muharrem Jasharit (‘8).
Ndryshe, këto tri ndeshje janë të vlefshme për javën e 30-të në Superligën e Kosovës./FrontOnline/