Janë mbyllur tri ndeshjet e sotme në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Në kuadër të javës së 32-të në elitën e futbollit kosovar, sot janë zhvilluar tri ndeshjet tejet interesante, shkruan FrontOnline.
Në stadiumin e qytetit në Gjilan, Drita e ka mposhtur Feronikelin me rezultat të pastër, 3:1.
Alidema (’15), Fazliu (’49), Xh.Shabani (’74) i shënuan golat për gjilanasit, derisa për mysafirët realizoi Simonovski në minutën e 83-të.
Nga ana tjetër, trileri prej shtatë golash mes Arbërisë dhe Gjilanit i ka takuar gjilanasve me rezultat 3:4.
Musolli (‘5), Progni (’39,’83) dhe Kelmendi (’89) i shënuan golat e fitores për Gjilanit.
Kurse, për Arbërinë shënuan Marclei (’11), Kryeziu (’20) dhe Bahtiri (’53) realizuan për skuadrën lipjanase.
Ndërkaq, ndeshja e fundit mes Trepçës ’89 dhe Besës u mbyll me rezultat baras, 1:1.
Beseni (’20) shënoi për skuadrën pejane, kurse për mitrovicasit realizoi Muja në minutën e 64-t./FrontOnline/