×
  • Lajme
  • Lajme

    Drita Millaku mirëpritet nga deputetët e LDK’së pasi la Vetëvendosjen

    FrontOnline
    11 Tetor 2024

    Sot zyrtarisht ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

    Po sot në seancën që pritet të mbahet në Kuvendin e Kosovës, Millaku është nisur drejt vendit ku ndodhen deputetët e partisë që tashmë ajo i takon, LDK.

    Në disa fotografi të siguruara nga Express, deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës e kanë mirëpritur Millakun në patinë dhe vendët e tyre në sallën e seancave të Kuvendit të Kosovës.

    Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme.

    Në rend dite është vetëm një pikë: Debat Parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila me Milan Radojiçiç, të akuzuarin kryesor për sulmin terrorist në Banjskë dhe të sanksionuarin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    PDK ka propozuar që në këtë seancë të miratohet edhe një rezolutë nëpërmjet të cilës kërkohet nga Prokuroria e Shtetit që të nis hetime penale ndaj Kusari-Lilës lidhur me këto audio-incizime.

    “Kërkon nga Prokurori i Shtetit si institucione kushtetues i pavarur me autoritet dhe përgjegjësi për ndjekjen penale, që të iniciojë hetime penale në përputhje me legjislacionin në fuqi ndaj kryetares së Grupit Parlamentar të LVV Mimoza Kusari-Lila lidhur me komunikimet e saj me Milan Radoiçiq.”, thuhet në tekstin e draft-rezolutës së popozuar nga PDK-ja.

    Po ashtu kërkohet nga Grupi Parlamentar i LVV shkarkimi i Mimoza Kusari-Lila nga funksioni i kryetares së grupit parlamentar.

    Ndryshe, në audio-incizimin e publikuar, Kusari-Lila dëgjohet duke biseduar me Radojciq për Ligjin për pagën minimale dhe zgjedhjen e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese.

    Vetë Kusari ka reaguar dje në Kuvend, ku ka thënë se video-incizimi është i fabrikuar.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Kryetari i Degës së Lidhjes Demorkatike të Kosovës, Visar Azemi e quajti “grabitje” dëmir prej 37 milionë eurosh që Prokuroria Speciale tha...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë me propozim për gjykim në mungesë, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurve D.G,...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pranuar donacionin e radhës nga EULEX. Në ceremoninë zyrtare të organizuar për këtë rast, drejtori i Përgjithshëm i...
    Të tjera
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, doli të hënën me një reagim, për siç thanë, shpifjet e ulta të ministres së Drejtësisë, Albulena...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se prioritet kryesor, më 2025, mbetet mbrojtja e interesave të qytetarëve dhe mbrojtja e secilës...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Dogana e Kosovës e ka mbajtur sot konferencën e fundvitit ku drejtori i saj i përgjitshëm, Agron Llugaliu, prezantoi të dhënat e...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë ndaj ish-shefit të prokurorimit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ymer...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Dogana e Kosova këtë vit i ka grumbulluar 1.8 miliard euro të hyra, 9.5 për qind më shumë se në vitin 2022....
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së AAK-së dhe një nga protagonistët kryesorë të luftës së UÇK-së, Daut Haradinaj, ka uruar 33-vjetorin e Ditës së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.