Drita është shpallur kampion i Ligës së Parë te meshkujt, pasi edhe në ndeshjen e dytë finale të “Play-off”-it ka mundur Istogun dhe ka siguruar inkuadrimin në Superligë për edicionin e ardhshëm. Gjilanasit këtë edicionin e kishin fituar edhe Kupën e Ligës së Parë.
Në finale e dytë fituan me shifrat 65:84 (22:19, 10:19, 12:21, 21:25). Periudhën e parë e fituan istogasit e më pas më të mirë ishin gjilanasit që triumfuan në fund.
Te Istogu më i dalluari ishte Diamant Shabani me 14 pikë e 16 kërcime, ndërsa te Drita u dalluan Arian Memeti me 20 pikë e 14 kërcime dhe Xzavier Barmore me 24 pikë e gjashtë kërcime.
Medaljet i kanë dorëzuar kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe Komisari i Garave i FBK-së, Faton Kurshumlija.
Kupën kapitenit të Dritës, Qëndrim Demi, ia ka dorëzuar Fetahu.
Istogu do të luajë në “Play-out” me Trepçën për një vend edicionin e ardhshëm në garat e elitës.