Janë mbyllur dy ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës në futboll.
Kryendeshja e javës së 28-të në elitën e futbollit kosovar u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” mes Llapit dhe Dritës, shkruan FrontOnline.
Ndeshja që u zhvillua në Podujevë i takoi kampiones në fuqi të Kosovës, Dritës me rezultat 2:4.
Xhevdet Shabani me dy gola (‘4,’69), Alidema (’30) dhe Prisley (’78) i shënuan golat e fitores për gjilanasit.
Kurse, për Llapin realizuan Ahmed Januzi (‘2) dhe Edon Sadriu (’32).
Ndërkaq, ndeshjen mes Drenicës dhe Prishtinës në “Bajram Aliu” e fituan kryeqytetasit.
Goli i Leotrim Kryeziut në minutën e 73-të ia dhuroi fitoren skuadrës së Zekirija Ramadanit./FrontOnline/