Janë mbyllur dy ndeshjet e sontme në Superligën e Kosovës në futboll.
Në kuadër të javës së 27-të në elitën e futbollit kosovar, në pasditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshje, shkruan FrontOnline.
Në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Arbëria ishte nikoqire e Dritës, kurse në “Bajram Aliu”, Drenica u përballë me Trepçën ’89.
Ndeshja mes Arbërisë dhe Dritës i takoi mysafirëve me rezultat 1:3.
Alidema (’27), Irogue (’33) dhe Haxhimusa (’63) shënuan për Dritën, kurse Zabërgja (’23) shënoi për vendasit.
Në ndeshjen tjetër, Drenica e ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat të pastër, 2:0.
Baton Zabërgja (’33) dhe Donald Rapo (’70) shënuan për fitoren e skuadrës së Sami Sermaxhajt.
Sermaxhaj e nisi mbarë aventurën te Drenica, derisa ndeshja e sotme ishte debutuese për të./FrontOnline/