Drita ka luajtur kundër Prishtinës sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” duke barazuar me rezultat 1-1. Golin për Dritën e shënoi Arb Manaj (39’), kurse për Prishtinën shënoi Leutrim Kryeziu (88’). Me këtë barazim Drita mbetet në vendin e dytë me një ndeshje më pak të zhvilluar kurse Prishtina është në vendin e katër me 20 pikë.
Drita ka barazuar ndeshjen e mbetur kundër Prishtinës në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet, duke dështuar kështu ta marrë vendin e parë në Albi Superligën e Kosovës.
Kjo ndeshje ishte e xhiros së dytë të Superligës së Kosovës për shkak se Drita kishte bërë kërkesë që ta shtynte këtë ndeshje për shkak se në gusht luftonte që të kualifikohej në grupe të Ligës së Konferencës.
Pjesa e parë ishte më e mirë për Dritën, të cilët edhe arritën që të shënojnë gol në minutën e 39-të të. Arb Manaj shënoi gol për Dritën për rezulta 0-1, me të cilin rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Prishtina ishte shumë më e mirë dhe vazhdimisht sulmoi portën e Dritës derisa edhe shënuan goilin e barazimit në minutën e 88-të te ndeshjes.
Kadiri bëri një pasim fenomenal në zonë për Leutrim Kryeziun i cili shënoi gol me kokë dhe ia mohoi fitoren Dritës.
Ky barazim ngrit Dritën në kuotën e 22 pikëve, aq sa ka edhe Ballkani në vendin e parë, por shkaku i golëdallimit Ballkani është në vendin e parë. Kujtojmë së Drita ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në anën tjetër Prishtina është në vendin e katër me 20 pikë pas 12 xhirove të luajtura.
Në xhiron e 13 Prishtina do të këtë punë në derbin lokal kundër Llapit ndeshje që do ta luanë në Podujevë derisa Drita do të luan si mysafirë i Ferizajit. /GazetaExpress/