SC Gjilani ka ndarë rrugët edhe me njërin nga futbollistët të cilin e transferoi afatin kalimtar të janarit.
Drin Govori, mbrojtësi i talentuar i krahut ka njoftuar largimin e tij nga “kuqebardhët”.
Govori dhe Gjilani kanë vendosur “divorcin” e tyre me marrëveshje të dyanshme.
“Shumë të dashur miq, dua të ju njoftoj që sot me marrëveshje të dyanshme , vendosëm të ndërpresim bashkëpunimin para kohe me SC “Gjilani”, ka shkruar Govori në Facebook.
SC Gjilani nën drejtimin e trajnerit, Ismet Munishi pritet të jetë skuadër e frikshme edicionin e ardhshëm dhe ende pa filluar edicioni veçse kanë shpallur kandidaturën për titull të kampionit.
“Skifterat” kanë siguruar shërbimet e Albert Dabiqajt dhe Yll Hoxhës si dy transferimet e para në këtë afat kalimtar të verës.