×
  • Lajme
  • Lajme

    Dreshaj: S’ka asnjë iniciativë nga Qeveria për përmirësimin e kushteve për mjekët

    FrontOnline
    08 Shtator 2024

    Anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi nga radhët e AAK-së, e ka cilësuar largimin e mjekëve nga Kosova si një problem të madh dhe shqetësues.

    Në një deklaratë për Front Online, Dreshaj ka theksuar se mjekët po ikin për shkak të pagave të ulëta dhe kushteve të papërshtatshme të punës, dhe se nuk ka asnjë përmirësim të dukshëm në këtë drejtim.

    “Largimi i mjekëve nga Kosova është brengosës, Qeveria s’po i përmirëson kushtet. Nuk po mendohet për me u rritë paga e mjekëve se kryesisht për paga e kushte të punës po ikin jashtë vendit”, u shpreh Dreshaj”,

    Dreshaj ka kritikuar ashpër Qeverinë për mungesën e veprimeve konkrete në përmirësimin e kushteve të punës për profesionistët e shëndetësisë. Ai ka theksuar se nuk ka asnjë iniciativë nga ana e Qeverisë për të rritur pagat e mjekëve dhe për të përmirësuar ambientin e punës, duke e bërë të qartë se kjo është një çështje që duhet adresuar urgjentisht.

    “S’ka asnjë iniciativë nga Qeveria për përmirësimin e kushteve për punësim për mjekët”, deklaroi Dreshaj për Front Online.

    67 mjekë sivjet ikën nga Kosova, opozita thotë se sistemi shëndetësor është në prag të kolapsit – FrontOnline

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme08 Shtator 2024
    Brenda pak muajsh, Klinika e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës do të nisë ekzaminime të reja për të sapolindurit, të...
    Lajme08 Shtator 2024
    60 fëmijë me nevoja të veçanta aktualisht vijojnë mësimin në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë. E sfidë për këtë institucion arsimor është...
    Lajme08 Shtator 2024
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar për vdekjen e drejtorit të Shëndetësisë në Malishevë, Hajdin Berisha. Limaj ka thënë se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, tha sot se Izraeli është “i dënuar” nëse zëvendëspresidentja Kamala Harris fiton zgjedhjet në nëntor. “Nëse nuk i...
    Sport08 Shtator 2024
    Trajneri i njohur italian, Fabio Capello mendon se Interi është skuadër më kompletuar në garën për titull të kampionit në Serie A....
    Lajme08 Shtator 2024
    Maqedonia e Veriut sot shënon 33-vjetorin e pavarësisë së saj nga ish-Federata jugosllave, përmes një referendumi popullor, me të cilin u shpall...
    Lajme08 Shtator 2024
    Të gjitha pikët kufitare me Serbinë janë rihapur të shtunën pasdite, pas largimit të bllokadave në territorin e Serbisë që ishin vendosur...
    Lajme08 Shtator 2024
    350 mijë euro është shuma e ndarë nga Komuna e Prishtinës për personat që vuajnë nga kanceri dhe sëmundjet tjera të rënda...
    Lajme08 Shtator 2024
    Për FrontOnline në lidhje me largimin e mjekëve nga Kosova janë deklaruar edhe nga opozita. Deputeti Bekim Haxhiu ka ngritur një shqetësim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.