Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh edhe infektolog i njohur Shemsedin Dreshaj, në një konferencë për media sot ka folur rreth pandemisë në vend, konkretisht ai foli për vaksinimin e populltaës dhe sigurimin e dozave të vaksinës Anti-COVID.
Ai tha se qëllimi i kësaj konference është situata pandemike në vend.
“Qëllimi i paraqitjes së sotme është problemi që e njihni të gjithë bëhet fjalë për situatën pandemike në territorin e Kosovës, kemi shumë çka për të thënë në lidhje me sëmundjen, lidhur me parandalimin, lidhur me masat që duhet të respektohen përveç distancës dhe mbajtjes së maskës”.
Më tej ai shtoi se për vaksinimin në Kosovë ende nuk ka një datë të saktë.
“Ju e dini procesin e vaksinimit, tek ne ende nuk kemi datë të saktë dhe ende nuk kemi të konfirmuar por s’ ska informacion, jemi vonë. Ne si Aleancë e kemi në program që të sigurohet vaksinën, do ta sigurojmë nga BE dhe SHBA-të. Ju them që me Ramushin president, i cili është shumë i afërt me shumë vende të BE-së i besueshëm tek SHBA-të, do të përdorim influencën e tij që sa më shpejt të sjellet vaksina në Kosovë”.
“Qëllimi joni është që të vaksinohet komplet popullata e Kosovës,po minimumi është sasia që do t’a sigurojmë, nënkupton numrin e mjaftueshëm të pacientëve ose te personeli i cili është lëvizës qoftë ai shëndetësor, qoftë ata që punojnë nëpër ofise me palë, qoftë ata persona të sigurisë, qoftë ushtarë të FSK-së, pra do të thotë këto grupime do të jenë grupime të cilat do të kenë prioritet tek neve” tha Dreshaj.
Ai tha po ashtu se do të mundohen të sigurojnë rreth një milionë doza të mjaftueshme, të paktën për gjysmën e popullatës të Kosovës.
“Në strategjinë tonë si Aleancë, me shëndetësinë prioritet mbi prioritete, ne do t’a hartojmë programin strategjik lidhur me avancimin e shëndetësisë, menaxhimin e pandemisë dhe vaksinimin e popullatës.”, tha Dreshaj.