×
  • Lajme
  • Lajme

    Dreshaj: Shëndetësia prioritet për AAK-në, vaksinën do ta sigurojmë nga BE dhe SHBA-të

    FrontOnline
    28 Janar 2021

    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh edhe infektolog i njohur Shemsedin Dreshaj, në një konferencë për media sot ka folur rreth pandemisë në vend, konkretisht ai foli për vaksinimin e populltaës dhe sigurimin e dozave të vaksinës Anti-COVID.

    Ai tha se qëllimi i kësaj konference është situata pandemike në vend.

    “Qëllimi i paraqitjes së sotme është problemi që e njihni të gjithë bëhet fjalë për situatën pandemike në territorin e Kosovës, kemi shumë çka për të thënë në lidhje me sëmundjen, lidhur me parandalimin, lidhur me masat që duhet të respektohen përveç distancës dhe mbajtjes së maskës”.

    Më tej ai shtoi se për vaksinimin në Kosovë ende nuk ka një datë të saktë.

    “Ju e dini  procesin e vaksinimit, tek ne ende nuk kemi datë të saktë dhe ende nuk kemi të konfirmuar por s’ ska informacion, jemi vonë. Ne si Aleancë e kemi në program që të sigurohet  vaksinën, do ta sigurojmë nga  BE dhe SHBA-të. Ju them që me Ramushin president, i cili është shumë i afërt me shumë vende të BE-së i besueshëm tek SHBA-të, do të përdorim influencën e tij që sa më shpejt të sjellet vaksina në Kosovë”.

    “Qëllimi joni është që të vaksinohet komplet popullata e Kosovës,po minimumi është sasia që do t’a sigurojmë, nënkupton numrin e mjaftueshëm të pacientëve ose te personeli i cili është lëvizës qoftë ai shëndetësor, qoftë ata që punojnë nëpër ofise me palë, qoftë ata persona të sigurisë, qoftë ushtarë të FSK-së, pra do të thotë këto grupime do të jenë grupime të cilat do të kenë prioritet tek neve” tha Dreshaj.

    Ai tha po ashtu se do të mundohen të sigurojnë rreth një milionë doza të mjaftueshme, të paktën për gjysmën e popullatës të Kosovës.

    “Në strategjinë tonë si Aleancë, me shëndetësinë prioritet mbi prioritete, ne do t’a hartojmë programin strategjik lidhur me avancimin e shëndetësisë, menaxhimin e pandemisë dhe vaksinimin e popullatës.”, tha Dreshaj.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Të dielën PDK do të mbaj konferencë për media Sipad njoftimit, konferenca do mbahet në selinë e PDK-së në ora 13:00, shkruan...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku do të ketë vranësira...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.