×
  • Lajme
  • Lajme

    Dreshaj: Rritja e çmimit të rrymës kërcënon bizneset dhe rrit rrezikun e mbylljes së tyre

    FrontOnline
    20 Mars 2025

    Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, në një pronocim për FrontOnline tha  se në situatën aktuale ekonomike, ku bizneset vendore po përballen me sfida të shumta, një rritje e çmimit të energjisë elektrike, siç është kërkuar nga KEK-u, KEDS-i dhe ZRRE, do të kishte ndikim jashtëzakonisht negativ.

    ‘’Në situatën aktuale ekonomike, ku bizneset vendore po përballen me sfida dhe probleme të shumta, rritja eventuale e çmimit të energjisë elektrike, siç është kërkuar nga KEK-u dhe KEDS-i dhe tani edhe nga ZRRE, do të kishte ndikim jashtëzakonisht negativ në funksionimin e tyre’’, tha Dreshaj.

    Ai theksoi se një vendim i tillë do të përkeqësonte pozitën e sektorit privat, duke rritur kostot operative dhe duke vështirësuar mbijetesën e shumë ndërmarrjeve.

    ‘’ Një vendim i tillë do të përkeqësonte më tej pozitën tashmë të vështirë të sektorit privat, duke rritur kostot operative dhe duke vështirësuar mbijetesën e shumë ndërmarrjeve’’, theksoi kryetari I lidhjes se bizneseve.

    Dreshaj tha se zhvillimi i ekonomisë së tregut, si një prioritet kushtetues dhe politik, mund të arrihet vetëm përmes fuqizimit të sektorit privat, që është shtylla kryesore e rritjes ekonomike.

    Ai shtoi se rritja e çmimit të energjisë do të kishte pasoja të rënda, duke përfshirë rritjen e kostove për bizneset, uljen e konkurrueshmërisë së kompanive vendore, pengimin e zhvillimit të ndërmarrësisë dhe investimeve të reja, dhe rritjen e rrezikut të mbylljes së bizneseve dhe humbjes së vendeve të punës.

    ‘’Rritja eventuale e çmimit të energjisë elektrike do të kishte pasoja të shumëfishta negative, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e kostove për bizneset, ulur konkurrueshmërinë e kompanive vendore në tregun rajonal dhe më gjerë,  penguar zhvillimin e ndërmarrësisë dhe investimeve të reja, shtuar rrezikun e mbylljes së bizneseve dhe humbjes së vendeve të punës’’, tha Dreshaj.

    Për këto arsye, Dreshaj kërkoi nga institucionet qeveritare dhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë që të mos aprovojnë rritjen e çmimit të energjisë elektrike, pasi një vendim i tillë do të dëmtonte rëndë ekonominë

    ‘’Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka kërkuar nga institucionet qeveritare dhe kërkon nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë të mos aprovojë kërkesën për rritjen e çmimit të energjisë elektrike të paraqitur nga KEK-u dhe KEDS-i. Një vendim i tillë do të ishte i dëmshëm për të gjithë ekonominë’’, përfundoi Dreshaj.

    Shtrenjtimi i rrymës 15%/ Shumë biznese mund të mbyllen dhe punëtorët rrezikojnë të mbesin pa punë

    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2025
    Sindikata e Policisë së Kosovës, përmes një reagimi publik është shprehur e shqetësuar në lidhje me vonesën në pagesën e ndërrimit të...
    Kronika28 Mars 2025
    Në Mamushë një person ka pësuar lëndime të rënda në vendin e punës. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin...
    Lajme28 Mars 2025
    Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të 255-të në mënyrë elektronike, ku ka miratuar disa vendime të...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2025
    Në një kohë kur shumë njohës të rrethanave politike vlerësojnë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka humbur drejtimin dhe është “klinikisht...
    Vip28 Mars 2025
    Tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar te “Big Brother VIP 4” dhe banorët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri “Social Top...
    Lajme28 Mars 2025
    Asamblisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Berat Lahu, ka bërë të ditur largimin e tij nga Lëvizja Vetëvendosje, duke akuzuar partinë për...
    Lajme28 Mars 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur indinjatë të thellë dhe kundërshtimin e pakompromis ndaj paralajmërimit të fundit të ZRrE-së për rritjen 15%...
    Lajme28 Mars 2025
    Korporata Energjetike e Kosovës ka aprovuar tarifat me të cilat kapacitetet e KEK-ut do t’u ofrohen partnerëve afaristë, KEDS/KESCO dhe KOSTT për...
    Vip28 Mars 2025
    Reperi i njohur nga Fero ka shpërthyer në rrjete sociale me një seri postimesh emocionale ku denoncon mungesën e të drejtës për...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.