×
  • Lajme
  • Lajme

    Dreshaj: Rritja e çmimeve gjatë Bajramit, pasojë e inflacionit dhe varësisë nga importet

    FrontOnline
    29 Mars 2025

    Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, për “Front Online” ka folur lidhur me rritjen e çmimeve gjatë festës së Bajramit, duke e quajtur këtë fenomen të pritshëm.

    Ai tha se rritja e çmimeve është pasojë e faktorëve të shumtë ekonomike.

     “Rritja e çmimeve gjatë Bajramit është një dukuri e pritshme, siç ishte në vitin 2024, ky fenomen është shoqëruar me një trend të vazhdueshëm të shtrenjtimit të produkteve bazë. Kjo rritje është rezultat i faktorëve ekonomikë të shumtë, si inflacioni, varësia e lartë nga importet dhe kostot në rritje të prodhimit dhe transportit”, u shpreh Dreshaj.

    Sipas tij, investimi në sektorët prodhues dhe mbështetja e prodhimit vendor do të ndihmonin në stabilizimin e çmimeve dhe përmirësimin e bilancit tregtar të vendit.

    “Duke pasur parasysh deficitin e lartë tregtar, Kosova përballet me sfida të mëdha në stabilizimin e çmimeve. Kjo situatë e bën të domosdoshme fuqizimin e prodhimit vendor dhe reduktimin e varësisë nga importi për të siguruar një treg më të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm për qytetarët”, deklaroi ai.

    Sipas ASK-së, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,7% në muajin shkurt 2025, krahasuar me muajin shkurt 2024.

    Në prag të Festës së Bajramit/ “Fluturojnë” çmimet e artikujve në Kosovë

    Nga Rubrika
    Lajme31 Mars 2025
    Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka reaguar pasi Gazeta Online Reporteri.net publikoi komunikimet e brendshme të anëtarëve të Kryesisë...
    Lajme31 Mars 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha në një intervistë për mediumin kroat Večernji List se ndikimi rus në veri është rritur pas agresioniit rus...
    Lajme31 Mars 2025
    Në media kanë filluar të publikohen disa biseda ku në të përfshihen zyrtarë të lartë të LDK-së, përfshirë ish-shefin e Grupit Palrmantar...
    Të tjera
    Lajme31 Mars 2025
    Për të dytin vit radhazi, kompanitë nga Kosova marrin pjesë në panairin më të madh ndërkombëtar të industrisë dhe teknologjisë "Hannover 2025"....
    Lajme31 Mars 2025
    Rreth dy të tretat e popullsisë në Kosovë apo 1 milion e 74 mijë e 704 janë popullsi në moshë pune. Agjencisë së...
    Lajme31 Mars 2025
    Njëzet e gjashtë vjet pas luftës, prania e trupave të NATO-s në Kosovë mbetet thelbësore për garantimin e paqes dhe sigurisë në...
    Lajme31 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar përvjetorin e 26-të të masakrës në Pastasellë të Rahovecit, si dhe atë në Burim të...
    Lajme31 Mars 2025
    Ushtarë amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale Lindore të KFOR-it kanë zhvilluar trajnime për kualifikimin e armëve me mitralozë M240 dhe M249...
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Gjashtë pacientë që pësuan lëndime gjatë zjarrit në diskotekën në Koçan, po kthehen në Maqedoninë e Veriut pas trajtimit jashtë shtetit. Pesë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.