×
  • Lajme
  • Lajme

    Dreshaj: Qeveria e Kosovës nuk u ka kushtuar rëndësinë e duhur investimeve kapitale

    FrontOnline
    21 Nëntor 2024

    Qeveria e Kosovës nuk u ka kushtuar rëndësinë e duhur investimeve kapitale, thotë kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj.

    Derisa thekson nevojën për investime të tilla si dhe avancim të infrastrukturës, Dreshaj thotë se rritja ekonomike e vendit është më e ulët se në vitin 2019.

    Norma e rritjes ekonomike realisht vijon të jetë më e ulët sesa ka qenë në vitin 2019, para pandemisë. Natyrisht, baza ekonomike e vendit ka shënuar rritje në këto vitet e fundit dhe rrjedhimisht i bie që një normë rreth 3.9 për qind me të cilën besoj se do të mbyllim vitin 2024

    Shtyllat kryesore në të cilat bazohet rritja ekonomike e vendit, nuk po vije në përdorim maksimal, këtu është fjala kryesisht për investimet kapitale të cilave kjo qeveri nuk u ka kushtuar rëndësinë e duhur”, thotë Dreshaj.

    Ai konsideron se ritmi i investimeve kapitale është i ngadaltë, derisa thekson se në këtë drejtim duhet të ketë dinamikë më të madhe dhe po ashtu nisje të projekteve të reja.

    ‘’Ritmi është goxha i ngadaltë dhe duhet të jetë një dinamikë shumë më e madhe dhe natyrisht nisje të projekteve të tjera. Vendi ka nevojë për avancimin e infrastrukturës së saj transportuese dhe ky këtu duhet të jetë fokusi i Qeverisë së Kosovës, dhe jo vetëm për të avancuar infrastrukturën rrugore dhe tjetër, por edhe për shkak të ndikimit ose efektit multiplikativ që investimet e tilla kapitale kanë gati të gjitha hallkat e zingjirët e ekonomisë së vendit”, thotë Dreshaj për portalin FrontOnline.

    Si Lidhje e bizneseve të Kosovës, ata kanë kërkuar që të rritet buxheti për investimet kapitale për vitin 2025 dhe po ashtu të rritet buxheti për mbështetjen e sektorit privat e mbi gjitha për prodhimin vendor.

    ‘’Për fatkeq, edhe ky buxhet nuk premton për një zhvillim ekonomik e as për një rritje të prodhimit. 1Ne kërkojmë që të planifikohet më mirë projektet, të përgatiten dhe të iniciohen më kohë sepse edhe kjo shumë e vogël që po planifikohet në buxhet për fatkeq nuk po realizohet as 50% i planifikimit’’, përfundoi Dreshaj.

    Dështim i plotë i Qeverisë “Kurti”/ Nga 700 milionë € buxhet për investime kapitale për vitin 2025, rreth 650 milionë € të bartura nga viti 2024

    Nga Rubrika
    Lajme21 Nëntor 2024
    Bashkimi Evropian i ka kërkuar Serbisë që ta sqarojë çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë. Zëdhënësja për zgjerim në...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK`së Hykmete Bajrmai ka reaguar pasi që në Kuvend ka kaluar për lexim të dytë amandamentin numër 6 të buxhetit...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se buxheti i kësaj ministrie për vitin 2025 është trefishuar, madje në krahasim me vitin...
    Të tjera
    Lajme21 Nëntor 2024
    Blerta Deliu Kodra, deputet e PDK-së, pati kritika për pushtetin, në seancën ku po diskutohet për Buxhetin 2025. Në fjalën e saj,...
    Sport21 Nëntor 2024
    Rezultatet e skuadrave në këtë hapësirë të fundit për këtë vit 2024, për ne të paktën që nuk kemi play-off apo play-out,...
    Vip21 Nëntor 2024
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Anisa, ka treguar për një epitet që i ka dhënë Gresa dhe se kanë bërë të...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Deputetët e opozitës e kanë lëshuar sallën e Kuvendit, ku pritet të hidhet në votim në lexim të dytë projektbuxheti për vitin...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka thënë se buxhetit i vitit 2025 nuk është buxhet i bananeve e...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri gjatë seancës ku po diskutohet për buxhetin e vitit 2025 tha është procedura e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.