“Në Spitalin e Pejës më shpejtë hyn lopa e qeni se sa njeriu. Aty më shpejt hyjnë këto dy kafshë sesa vjen mjeku. I kam fakte, sepse i kam parë vet”, ka tha ai.
Dreshaj kritika pati edhe për ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, për të cilin tha se nuk është në gjendje ta udhëheq shëndetësinë në Kosovë i vetëm.
“Gjendjen me Covid nuk mundet me udhëheq Armend Zemaj, atij duhet t’i ndihmojmë të gjithë. Spitali i Pejës është gjithçka, veç jo spital dhe në atë spital me shku vdes e lerë më me Covid. Nëse vlera e njeriut është më e rëndësishme se sa një postim në Facebook, është e kotë atëherë. E them se nuk mundet veç një Armend Zemaj që të punojë”, tha ai.