×
  • Lajme
  • Lajme

    Dreshaj: Ky buxhet nuk është zhvillimor, është i orientuar më shumë në politika sociale

    FrontOnline
    11 Nëntor 2024

    Kryetari i Lidhjes Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, për FrontOnline tha se kërkesë e Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, është që të ketë më shumë projekte konkrete kapitale dhe se sipas tij, ky buxhet nuk mund të quhet zhvillimor kur shihet se pjesa dërmuese e orientimeve buxhetore do të jetë në politikë sociale

    Dreshaj tha se Projektbuxheti i vitit 2025 ka disa të meta, ndërsa, siç thekson ai, i njëjti duhet të pasurohet para se të kalojë në lexim të dytë.

    ‘’Nëse e sheh te shpenzimet kapitale, shohim një shumë më të madhe se sa viti paraprak mirëpo, çështja dhe pikëpyetja që po vie duke parë praktiken e këtyre tri viteve të fundit është se sa po shpenzohen ato mjete të parapara për investime kapitale. Në këtë rast, nëse e marrim këtë vit, jemi në nëntor dhe ende nuk e ka arritur 50% e shpenzimeve të cilat kanë qenë të parapara’’ u shpreh Dreshaj.

    Ai i tha se në vitet e kaluara realizimi i ulët i investimeve kapitale, ka lënë pa punë shumë kompani.

    ‘’Kështu që kërkesa jonë është që ajo shumë që është e paraparë në buxhet të shtetit të shpenzohet e të fillohet me procedura sa më herët që është e mundur se edhe procedurat e prokurimit marrin kohë. Kërkesa jonë është që të ketë projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në ngritjen e brutoproduktit vendor”, tha Dreshaj.

    ‘’Kemi kërkuar dhe kërkojmë me shume mbështetjen per prodhimin vendore, promovimin e prodhimeve vendore’’ shtoj ai.

    Ai tutje theksoi se në projektbuxhet shihet se rritja ekonomike planifikohet të vije nga konsumi publik e privat, remitenca dhe rimëkëmbja ekonomike. Por sipas tij, këto planifikime, nuk mund të jenë të sigurta. /FrontOnline/

    Projektbuxheti për vitin 2025/ Opozita ka një “mal” vërejtjesh, thotë se s’ka projeksion zhvillimor

     

    Nga Rubrika
    Lajme13 Nëntor 2024
    Një fëmije 11 vjeçar i është shpëtuar jeta, pas komplikimeve që kishte pësuar si pasojë e pakujdesisë, ku një figurë e shahut,...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur në takim përfaqësues nga organizata Qatar Charity. Delegacioni u kryesua nga Drejtori Ekzekutiv, Yousuf Al...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka dhënë një mesazh nëpërmjet llogarisë së saj në Facebook. Ajo shkruan: “Vetëm...
    Të tjera
    Lajme13 Nëntor 2024
    Edon Zhegrova, Aro Muriq dhe Florent Muslija bashkë me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademin, kanë surprizuar fëmijët në...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Sibel Brahimi e LDK-se  ka reaguar ndaj grevës së grave nga shërbimi i mirëmbajtjes së ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, që kanë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar një kompani të prodhimit të pijeve në Suharekë. Në videon që ka publikuar LDK-ja, thuhet...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Të hënën Ferizaj u trondit nga një rast i rëndë. Një burrë i ka therur me thikë katër persona, në mesin e...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Një incident dyshohet të ketë ndodhur në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Sekretari i kësaj ministrie Xheladin Krasniqi, dyshohet se e...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Brenda pesë viteve të ardhshme në Kosovë planifikohet të ndërtohen dhe rinovohen 27 stadiume, duke përfshirë edhe stadiumin nacional. Ky është plani...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.