Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së ka ndarë një fotografi së bashku me deputetin e LVV-së, Mefail Bajqinovci.
Dreshaj në shkrimin e tij ka qartësaur se kjo nuk ka të bëjë me negociata midis dy partive politike për ndonjë koalicion por vetëm e respekton deputetin Bajqinovci.
Ai tutje ka theksuar se nuk mohon se do të dëshironte ta kishte në koalicionin qeverisës.
Pak ditë më parë ishte Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së , Daut Haradinaj i cili paralajmëroi një koalicon të mundshëm AAK-LVV.
Postimi i plotë:
Rastësisht takova në Kodër të Trimave, deputetin e Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovcin. Mediat mund të lakojnë këtë foto si negociata të mundshme mes dy partive, por kjo nuk qëndron.
Gjithmonë kam kontribuar dhe jam pro një kulture politike në Kosovë që rivalët politik t’i shohim rival vetëm me ide e programe politike, dhe jo si armiq politik.
Mefaili është deputet në mandatij e tij të parë, por e kam vlerësuar duke qenë mjaft i zëshëm dhe aktiv në detyrën e tij.
Nuk e mohoj që do ta preferoja ta kisha edhe në koalicionin qeverisës.
G.D