Diana është shprehur tek Drenusha për debatin e ashpër që pati me Arionin për shkak të dënimit që ajo pësoi në Sfidën e Kapitenit.
Ajo u shpreh se Arioni nuk duhej të prishte raportin për këtë gjë pasi sipas saj e ka treguar se raportin me të nuk e ka aspak lojë.
“Unë i thash që e vazhdojë lojën dhe është keq se unë e kam shfaqë jashtë që me të nuk e kam lojë dhe për këtë me u prish”, u shpreh Diana
Ndërkohë, Drenusha u shpreh se Arioni është shumë xheloz dhe nuk e mendon aspak lojën.
“Ai po xhelozon shumë – tepër. Ai nuk po mendon aspak për lojën por vetëm ti e ai dhe nuk po mendon se për këtë ecni në shtëpi bashkë të dy”, u shpreh Drenusha.
Diana, mes tjerash, u shpreh se asnjëherë nuk do të ndante shtratin me dikë tjetër – por se kjo është sfidë dhe duhet ta realizojë.
Për më shumë detaje, klikoni në videon në linkun më poshtë.