Gjykata Themelore në Prishtinë- Dega e Gjykatës në Gllogoc ka marrë vendim që të aprovojë kërkesëpadinë e kryetarit të Gllogocit, Ramiz Lladrovcit ndaj ish-asamblisti i kësaj komune, Xhavit Drenorit nga fshati Dobroshec.
Sipas vendimit, Drenori do ia kompensoj Lladrovcit 2.600 euro me rastin e publikimit të deklaratës dhe faktit të pavërtet.
Drenori më 19.09.2017 në Facebook kishte postuar një shkrim në të cilin thuhej se “Bizneseve të Drenasiut u’a ktheu shpinën duke i dënuar e shantazuar(sepse ishin “identifikuar” si jo votues të tij)”.
Lladrovci për shkak të kësaj shpifjeje ka kërkuar 10 mijë euro kompensim.
Xhavit Drenori, më 2018 ka dhënë dorëheqje nga pozita e asamblistit në Kuvendin Komunal të Drenasit.