Opinioni i futbollit në Kosovës është habitur mbrëmë kur doli lajmi se Drenica e pakënaqur me rezultatet, ndau rrugët me Megzon Visokën e stafin e tij, pasi skuadra ishte pa humbje.
Sot u bë i ditur shkaku, pasi skuadra nga Skënderaj ka arritur marrëveshje me Bylbyl Sokolin.
Që nga fillimi i edicionit 2024/25 në Ligën e Parë, “Tigrat e Zi” në Grupin B qëndrojnë në pozitën e dytë, me një pikë dallim nga Vëllaznimi që është lider.
Synimet e Drenicës janë inkuadrimi në Superligë, andaj klubi beson se me profesorin do të mund ta arrijnë këtë objektiv, njofton Klankosova.tv.
Bylbyl Sokoli ka drejtuar disa skuadra në futbollin e Kosovës, kurse suksesin më të madh e ka arritur me Besnianën, pasi në vitin 2002 u shpall kampion i Kosovës.
“Profa” ka qenë përzgjedhës edhe i reprezentacionit të Kosovës.