Pas pauzës dyjavore me ndeshjet ndërkombëtare, sot rikthehen ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll.
Dita e sotme (e shtune) është e rezervuar për dy ndeshje tejet interesante, raporton FrontOnline.
Në stadiumin “Bajram Aliu”, Drenica e pret Trepçën ’89 në një “derbi mbijetese”.
Ndërkaq, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Arbëria është “nikoqire” e kampiones në fuqi të Kosovës, Dritës.
Ndeshjet në fjalë janë të vlefshme për javën e 27-të në Superligën e Kosovës.
Kompania e basteve “SmartBets” ka publikuar kuotat e këtyre dy ndeshjeve.
Fitorja e Drenicës është kuotuar me 1.72 euro, fitorja e Trepçës ’89 me 4.60 euro, kurse barazimi me 3.48 euro.
Nga ana tjetër, fitorja e Arbërisë është kuotuar me 3.34 euro, fitorja e Dritës me 2.06 euro, kurse barazimi me 3.30.
Të dyja ndeshjet nisin nga ora 15:00./FrontOnline/