Pas humbjes në ndeshjen e kaluar nga Prishtina, skuadra e Drenicës është rikthyer te fitorja në Superligë, shkruan Zeri.info.
Në kuadër të javës së 29-të, skuadra e drejtuar nga Sami Sermaxhaj ka shënuar fitore në udhëtim te Besa.
Ndeshja e zhvilluar sot në Brestovik të Pejës ka përfunduar me rezultatin 1-2.
Kreshnik Uka shkëlqeu në këtë ndeshje duke shënuar të dy golat e fitores për “Kuqezinjtë”, teksa golin e vetëm për vendasit e realizoi Ardi Qorri.
Drenica tani ka 33 pikë dhe renditet e teta në tabelë, kurse Besa mbetet me 10 pikë në pozitën e fundit.