Java e 30-të në elitën e futbollit të Kosovës do të nis sot me dy ndeshje tejet interesante.
Të dyja ndeshjet janë të vlefshme në “luftën” për mbijetesë, shkruan FrontOnline.
Kryendeshja e sotme luhet në Skënderaj mes Drenicës dhe Feronikelit.
Të dyja skuadrat kërkojnë fitore në “Bajram Aliu” për t’i ikur zonës së rrezikshme.
FrontOnline tashmë i ka siguruar përbërjet zyrtare të kësaj ndeshjeje.
Drenica: Ymeri, Gjoni, Ramadani, Dervishaj, Dumani, Frashëri, Rapo, Jashari, Ulluri, Uka, Zabërgja
Feronikeli: Smakiqi, Loshi, Dabiqaj, Lladrovci, Thaqi, Malaj, Bojku, Carioca, Maliqi, Simonovski, Hoxha.
Nga ana tjetër, në Podujevë, Arbëria e pret Besën e dorëzuar dhe kërkon të fitojë për të bërë hapin e madh drejt mbijetesës.
Gazeta ka siguruar përbërjet zyrtare edhe të kësaj ndeshje.
Arbëria: Kaçiu, Arrabal, Zabërgja, Bahtiri, Marclei, Avdulli, Lika, Kryeziu, Ibrahimi, Bruqi, Pira
Besa: Kolaj, Ajdini, Salihu, Beseni, Tahiri, Sheqerolli, Maliqi, Halili, Qorri, Brruti, Xhaka.
Të dyja ndeshjet e sotme nisin nga ora 15:00./FrontOnline/