Janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës.
Në stadiumin “Bajram Aliu”, Drenica është nikoqire e Feronikelit, shkruan FrontOnline.
Pas 45 minutash, “Nikli” po fiton 0:1 me golin e shënuar nga Simonovski në minutën e parë.
Ndërkaq, ndeshja mes Arbërisë dhe Besës po luhet pa gola pas pjesës së parë.
Të dyja këto ndeshje janë të vlefshme për javën e 30-të në Superligën e Kosovës./FrontOnline/