Java e 30-të në elitën e futbollit të Kosovës do të nis sot me dy ndeshje tejet interesante.
Të dyja ndeshjet janë të vlefshme në “luftën” për mbijetesë, shkruan FrontOnline.
Kryendeshja e sotme luhet në Skënderaj mes Drenicës dhe Feronikelit.
Të dyja skuadrat kërkojnë fitore në “Bajram Aliu” për t’i ikur zonës së rrezikshme.
Nga ana tjetër, në Podujevë, Arbëria e pret Besën e dorëzuar dhe kërkon të fitojë për të bërë hapin e madh drejt mbijetesës.
Kompania e basteve “OddsPortal” tashmë ka publikuar kuotat për dy ndeshjet e sotme.
Fitorja e Drenicës vlerësohet me 1.77, barazimi me 3.41, kurse fitorja e Feronikelit me 4.26.
Nga ana tjetër, fitorja e Arbërisë vlerësohet me 1.41, barazimin me 4.44, kurse fitorja e Besës me 6.38.
Të dyja ndeshjet e sotme nisin nga ora 15:00./FrontOnline/