×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtuesit e veriut dalin kundër përjashtimit të 4 Komunave nga shtrenjtimi i rrymës

    FrontOnline
    30 Prill 2025

    Nga 1 maji 2025, qytetarët e Kosovës do të paguajnë 16.1% më shumë për energjinë elektrike. Vendimi u mor më 16 prill nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), pavarësisht reagimeve dhe protestave të qytetarëve.

    Por kjo rritje nuk do të zbatohet në veri të vendit, ku jeton shumica serbe. Në katër komunat veriore, furnizimi dhe faturimi nuk bëhet nga KESCO, por nga kompania serbe Elektrosever, e licencuar në vitin 2022 në kuadër të dialogut Kosovë–Serbi.

    ZRRE sqaron se nuk përcakton tarifat për Elektroseverin, pasi kjo kompani operon në bazë të një marrëveshjeje të veçantë dhe ka autonomi në caktimin e çmimeve për konsumatorët që i furnizon. Megjithatë, ajo detyrohet të paguajë tarifat për përdorimin e rrjetit të transmetimit dhe shpërndarjes, ashtu si çdo furnizues tjetër në vend.

     

    Uglanin: Gabim i madh që rryma nuk u shtrenjtua në veri, por vetëm në Komunat tjera

    Nexhat Uglanin, Kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, ka reaguar kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke e cilësuar të padrejtë mos përfshirjen e komunave veriore në këtë proces.

    Uglanin ka theksuar se mos shtrenjtimi I  tarifave  në veri është një hap i gabuar, pasi ai beson se komunat veriore duhet të jenë të barabarta me pjesën tjetër të Kosovës në lidhje me sistemin energjetik.

    ‘’Mos rritja e tarifës për komunat veriore është gabim shumë i madh, sepse ne duhet të jemi në sistem të Republikës së Kosovës baraz me qytetarët tjerë. Ne si kuvend komunal nuk kemi biseduar me Elektroserverin, mirëpo ata kanë dalur me një njoftim përmes mediave që pjesët veriore nuk I përfshin ngritja e tarifës së rrymës’’, deklaroi Uglanin.

     

    Zeqiri kundër shtrenjtimit të rrymës: Nuk duhej të ndodhte askund

    Kryetari i Komunës së Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri është deklaruar për FrontOnline lidhur me mos  shtrenjtimin e rrymës ne veri. Ai tha se për komunat veriore kjo rritje nuk qëndron sepse furnizimi bëhet përmes një marrëveshjeje mes KEDS-it dhe Elektroserver.

    “Nuk vlen për komunat veriore, përfshirë edhe Zubin-Potokun, sepse furnizimi atje bëhet përmes marrëveshjes mes KEDS-it dhe Elektroseverit,” tha Zeqiri.

    Ai  vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike në Kosovë, e  ka quajtur të pakuptimtë dhe të padrejtë.

    “Kjo rritje e rrymës është shumë e pakuptimtë. Elektroseveri ka konfirmuar se nuk do të ketë shtrenjtim në veri – por realisht, nuk është dashur të shtrenjtohet askund,” deklaroi ai.

    Ilir Peci për rritjen e mos përfshirjen e komunave veriore ne çmimin e ri  të rrymës: Vendim i padrejtë

    Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, deklaroi se edhe pse ende nuk e ka analizuar plotësisht vendimin për mos përfshirjen  komunave veriore në ngritjen e çmimit të rrymës e konsideron atë të padrejtë.

    “Nuk e kam vlerësuar totalisht, mirëpo mendoj që është vendim i padrejtë,” u shpreh shkurt Peci për FrontOnline

     

    Shala për mos shtrenjtimin e rrymës në veri: Shkelje e çdo parimi njerëzor

    Ferat Shala, deputet i PDK-së,  ka deklaruar se vendimi për përjashtimin e komunave veriore nga shtrenjtimi i tarifave është një hap i padrejtë. Sipas Shalës, ky veprim është një shkelje e parimeve elementare njerëzore, duke theksuar se kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e Kosovës.

    ‘’Kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë tonë dhe është shkelje e çdo parimi njerëzor ‘’, tha Shala për FrontOnline.

    Shala ka shtuar se Qeveria “Kurti” dhe mekanizmat e saj po e bëjnë këtë, çka Shala konsideron se  është një shkelje e ligjit dhe e të drejtave të qytetarëve.

    ‘’Kjo është pabarazi  e radhës që qytetarëve të Kosovës qeveria Kurti dhe mekanizmat  saj po e bëjnë këtë dhe parimisht kjo është edhe shkelje e ligjit dhe parimeve elementare njerëzore’’, deklaroi Shala

     

    Organizatori i grupit “Asnjë Cent më Shumë’’: Përjashtimi i katër komunave veriore nga rritja e çmimit të rrymës përbën diskriminim

    Luan Hasanaj, organizator i grupit “Asnjë Cent më Shumë”, ka reaguar  ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për  përjashtimin e katër komunave veriore nga  rritja e çmimit të rrymës  si një diskriminim të hapur ekonomik.

    ‘’Përjashtimi i katër komunave veriore nga ky vendim përbën diskriminim të hapur ekonomik’’, tha Hasanaj.

    Hasanaj ka thënë se ky trajtim i pabarabartë cenon parimin e barazisë para ligjit, duke shtuar se përjashtimi i veriut dëmton besimin në institucione dhe krijon ndasi mes qytetarëve. Ai gjithashtu ka theksuar se ky vendim minon përpjekjet për ndërtimin e një shteti të drejtë për të gjithë

    ‘’Përjashtimi i katër komunave veriore cenon parimin e barazisë para ligjit. Ky trajtim i pabarabartë dëmton besimin në institucione, krijon ndasi mes qytetarëve dhe minon përpjekjet për ndërtimin e një shteti të drejtë për të gjithë’’, deklaroi Hasanaj.

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Friedrich Merz në zgjedhjen e tij si kancelar i ri i...
    Lajme06 Maj 2025
    Lutfi Haziri i LDK-së teksa fliste në “Politiko” rreth gjendjes politike, përmendi dështimet për konstituimin e Kuvendit. Për të, një gjendje e...
    Lajme06 Maj 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka deklaruar se subjekti i tij nuk ka asnjë interes për një koalicion me Partinë Demokratike...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2025
    Nesër do të bëhet përpjekja e 12’të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Seanca do të fillojë në orën 10:00. Nga Lëvizja...
    Bota/Rajoni06 Maj 2025
    Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, duke paraqitur raportin gjashtëmujor para Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën...
    Lajme06 Maj 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka deklaruar se vetëm kreu i LVV-së, Albin Kurti ka të drejtë të ftojë partitë politike...
    Lajme06 Maj 2025
    Hetues policorë kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit kanë ndërmarrë sot një operacion hetimor në qytetin e Fushë Kosovës, ku janë kontrolluar dy...
    Bota/Rajoni06 Maj 2025
    Pas Lituanisë, autoritetet letoneze kanë ndaluar gjithashtu fluturimin e një aeroplani serb për në Moskë, që transportonte presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Autoritetet...
    Lajme06 Maj 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar letrën e plotë që kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, i ka dërguar sot kreut të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.