×
  • Sport
  • Sport

    Drejtuesit e KOK-ut pritën ekspeditën e bodybuildingut dhe fitnessit pas suksesit në Ballkanik

    FrontOnline
    16 Qershor 2021

    Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi dhe nënpresidentët, Gazmend Maxhuni e Milaim Kelmendi, kanë pritur sot ekspeditën e Federatës së Bodybuildingut dhe Fitnessit të Kosovës (FBBFK), pas suksesit të arritur në Kampionatin Ballkanik, të mbajtur gjatë fundjavës në Severin të Rumanisë.

    Garuesit e bodybuildingut dhe fitnessit fituan pesë medalje, prej të cilave tri të arta dhe dy të argjendta, përcjell FrontOnline.

    Medaljet e arta për seniorë i fituan Kushtrim Bajraktaraj, në kategorinë bodybuilding -80 kg, Granit Kuleta -90 kg dhe Arton Koci në “Classic” -1.80 cm.

    Bajraktaraj fitoi edhe Kupën në kategorinë absolute, duke u shpallur garuesi më i mirë. Medalja e argjendtë në kategorinë “Physique” -175 cm, shkoi për Pllumb Latifin.

    Në grupmoshën U-20, të argjendtën e fitoi Fatlind Kërqeli, kategoria “Physique”.

    Krasniqi duke i përgëzuar ekspeditën e FBBFK-së për suksesin e arritur, i inkurajoi që të vazhdojnë me suksese edhe në garat e ardhshme ndërkombëtare, derisa konfirmoi mbështetjen e KOK-ut, ashtu si për federatat tjera.

    KOK-u e mbështeti pjesëmarrjen e ekspeditës së FBBFK-së me dhënien në shfrytëzim të veturës për udhëtim, për çka drejtuesit e kësaj federate u shprehën mirënjohës.

    Kryetari i Federatës së Bodybuildingut dhe Fitnessit të Kosovës, Esat Lata, falënderoi presidentin Krasniqi për pritjen dhe përkrahjen e dhënë, duke theksuar se garuesit e kësaj federate do të japin maksimumin për ta promovuar sa më mirë vendin tonë./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport19 Nëntor 2024
    Vetëm 10 minuta lojë, Ukraina ka kaluar në avaztazh ndaj Shqipërisë. Golin e epërsisë e shënoi Zinchenko, në minutën e 5-të, kurse...
    Sport19 Nëntor 2024
    Më herët gjatë këtij viti, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta kishte zbuluar se një klub ka ofruar 250 milionë euro për ta...
    Sport19 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë sonte do të ketë finale e saj në Ligën e Kombeve. “Kuqezinjtë” synojnë me patjetër fitoren për të shpresuar...
    Të tjera
    Lajme19 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut kanë mbajtë mbledhje të përbashkët të hënën në Prishtinë. Pas mbledhjes kryeministri i...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Lideri i NISMAS, Fatmir Limaj bashkë me partnerin e koalicionit, liderin e AAK’së, Ramush Haradinaj kanë prezantuar sot kandidatët për deputetë nga...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, ka njoftuar sot se zgjedhjet presidenciale në Kroaci do të zhvillohen më 29 dhjetor. Ai theksoi se qeveria...
    Sport19 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë sonte do të ketë finale e saj në Ligën e Kombeve. “Kuqezinjtë” synojnë me patjetër fitoren për të shpresuar...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i është kthyer edhe njëherë temës së doracakëve të Ministrisë së Arsimit për Edukatën...
    Sport19 Nëntor 2024
    FIFA do të detyrohet t’ia paguajë 3 milionë euro dëmshpërblim skuadrës së Barcelonës për shkak të lëndimit që e pësoi në muajin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.