Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi, me nënpresidentët Gazmend Maxhuni e Milaim Kelmendi, kanë pritur sot në takim krerët e Federatës së Kajakimit të Kosovës, përcjell FrontOnline.
Udhëheqësit e FKK-së, me në krye, kryetarin Visar Emini, kanë uruar Krasniqin për zgjedhjen e tij në krye të KOK-ut, derisa kanë bashkëbiseduar për mundësitë e bashkëpunimit mes KOK-ut dhe Federatës së Kajakimit.
Po ashtu, Krasniqi i uroi për suksesin e arritur në garën ndërkombëtare në Shkup, ku kajakuesi Lorand Gjoshi, fitoi medaljen e bronztë në sllallomin e kajakimit.
Për Gjoshin ishte hera e parë që përfaqësoi Kosovën në garat ndërkombëtare./FrontOnline/