Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe nënpresidenti, Gazmend Maxhuni, kanë pritur sot krerët e klubit të futbollit, Ballkani nga Suhareka.
Kryetari i këtij klubi, Arsim Kabashi, duke uruar Krasniqin për marrjen e udhëheqjes së KOK-ut, i ka dhuruar një fanellë të veçantë me numrin 10, derisa ka folur për ecurinë dhe sfidat e Ballkanit në rrugën drejt realizimit të synimeve të tyre, përcjell FrontaOnline.
Krasniqi ka vlerësuar lart investimet që po i bënë kryetari Kabashi te Ballkani, klub ky që është shndërruar në njërin nga klubet kryesore në vend dhe jo rastësisht ndodhen në pozitën e parë, ku po e synojnë titullin e kampionit./FrontOnline/