Drejtues dhe trajnerë të Federatës së Badmintonit të Kosovës po marrin pjesë në trajnimin për tutor “Shuttle Time”, të organizuar nga Federata Evropiane e Badmintonit.
Trajnimi po mbahet në Kiev të Ukrainës, përcjell FrontOnline.
Seminari është i rëndësishëm për trajnimin e mësimdhënësve në shkollat e badmintonit.
Në seminar po marrin pjesë edhe shtete të Ukrainës, Francës, Italisë, Danimarkës, Norvegjisë dhe Azerbajxhanit./FrontOnline/