×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtoria e Inspekcionit ka vazhduar me lirimin e hapësirave publike në Mitrovicë

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Gjatë ditës së sotme Drejtoria e Inspekcionit nw Komunwn e Mitrovicws, ka ndërmarr një aksion për lirimin e hapësirës publike tek njëri nga lokalet i cili shtrihet përgjatë rrugës “Mbretëresha Teutë”.

    Lidhur me këtë aksion, zyrtarët komunal nga Drejtoria për Inspekcion, bëjnë të ditur se ky lokal ka shfrytëzuar hapësirën publike duke dëmtuar sipërfaqen e gjelbëruar, me anë të kubëzave, rrethojës me plato dhe inventarë tjerë, pa leje nga organi kompetent.

    Prandaj zyrtarët komunal kanë vepruar në bazë të vendimit, i cili është lëshuar me datë 31.10.2019, dhe në bazë të nenit 148 dhe 152 të ligjit Nr.05/031, ku me këtë rast kanë bërë sekuestrimin e kubëzave, rrethojës me plato dhe inventarët tjera, që ishin vendosur përgjatë lokalit dhe të cilat ishin të vendosura në hapësirat publike, pa lejen paraprake nga organet kompetente.

    Drejtoria e Inspekcionit do të vazhdoj me lirimin e hapësirave publike në mënyrë që këto hapësira të kthehen në gjendjen e mëparshme.
    Me këtë rast drejtori i Inspekcionit, Hysni Ahmeti, bënë thirrje tek të gjitha bizneset që ti kryejnë obligimet ndaj komunës për shfrytëzimin e hapësirave publike, në të kundërtën do të shqiptohen gjoba si dhe do të bëhet sekuestrimi dhe konfiskimi i inventarit që gjenden në hapësirat publike.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Nëntor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se bashkë me Fatmir Limajn dhe partnerët e tjerë të koalicionit kanë dakorduar...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Qytetarët amerikanë sot votojnë për zgjedhjet presidenciale, për të cilat votuesit janë të ndarë në nivel vendi, por edhe në shtatë shtete...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar familjet e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli në 4-vjetorin e arrestimit...
    Të tjera
    Lajme05 Nëntor 2024
    Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, me rastin e 4 vjetorit të arrestimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë të ish-presidentit Hashim Thaçi...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Ambasadorja e Gjermanisë në Serbi, Anke Konrad, tha se Gjermania po ndjek me shumë kujdes zhvillimin e ngjarjeve që kanë të bëjnë...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Ministria e Financave ka bërë të ditur ka filluar aplikimi elektronik për njohjen e statusit të personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë. Në njoftimin...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se teknologjia dhe digjitalizimi janë rruga që do t’i fuqizojnë fermerët, duke i bërë ata...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Juristja e medias, Flutura Kusari ka parashtruar ankesë ditën e sotme në Komisionin e Pavarur për Media ndaj reality show-it “Big Brother”...
    Lajme05 Nëntor 2024
    KEDS-i ka njoftuar se ekipet e kontrollit të tyre e kanë zënë një hotel në Prishtinë duke vjedhur 21 mijë e 50...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.