Vedat Muriqi ishte larguar nga Fenerbahçe verën e kaluar për t’u transferuar në Serie A te Fenerbahçe.
Përkundër pritjeve të mëdha, sulmuesi shqiptar nuk e ka gjetur veten te klubi romak, raporton FrontOnline.
Si pasojë e formës jo të mirë, në media është raportuar se futbollisti i Kosovës mund të largohet nga Lazio.
Në lidhje me të ardhmen e Muriqit, ka folur edhe drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare.
Ish-reprezentuesi i Shqipërisë ka bërë me dije se Muriqi nuk do të largohet nga Lazio në verë.
“Është viti i parë për të, ka pasur dy dëmtime, poashtu ka pasur edhe virusin korona dhe ia kanë vështirësuar integritetin në këtë skuadër. Muriqi gëzon respektin e të gjithëve dhe stafit”, ka thënë Tare në “Dueli Sportiv”.
“Shpresojmë shumë sepse që ai do të ketë sukses sepse është lojtar që mund t’i jap shumë futbollit italian dhe Përfaqësueses së Kosovës”, shtoi ai.
Ndryshe, në 19 ndeshje në Serie A këtë edicion, Muriqi e ka shënuar vetëm një gol./FrontOnline/