
Drejtori menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi ka thënë se gjithë menaxhmenti do të jetë krah punëtorëve në realizimin e kërkesave të tyre.
*Si e komentoni futjen e punëtorëve të KEK-ut, në kuadër të ligjit të ri për pagat?
Njazi Thaqi: “Aseti më vital dhe më i rëndësishëm i Korporatës Energjetike të Kosovës janë vetë punëtorët e tij. Falë mundit, djersës që ata kanë derdhur, ne sot kemi rezultate jashtëzakonisht të mira. Jemi kompani publike shembull nga kompanitë tjera që nuk marrim asnjë cent nga shteti, mirëpo vetëm i japim shtetit.
Ne brenda një viti paguajmë rreth 24 milionë euro vetëm tatiemë, paguajmë TVSH-në sikur të gjitha kompanitë private dhe kemi një fitim rreth 17 milionë. Edhe njëherë dua të potencoj që kjo është falë angazhimit maksimal të të gjithë punonjësve, duke filluar nga ata që punojnë në miniera në nxjerrjen e thëngjillit e deri tek ata që merren me prodhimin final të energjisë elektrike në termocentrale.
Ju besoj që keni qenë në vizitë dhe e keni pa edhe vet në çfarë kushte punojnë ata, ne kemi nevojë jashtëzakonishtë të madhe për ekspert të lëmive të ndryshme, duke filluar nga inxhinier, teknik të elektros, makinerisë dhe të lëmie të ndryshme të ciët sot në tregun e Kosovës është shumë e vështirë për me i gjetë. Veq një shembull konkret me marrë, një punonjës që punon në turbine sidomos në Kosovën A, i duhen pesë vite vetëm të bëjë eksperiencën ta mësoj punën.
Ligji i pagave që është miratuar në Kuvendin e Kosovës është i dëmshëm për punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës dhe na dëmton tërë këtë mund dhe tërë këto rezultate që i kemi deri më tani. Punëtorët e KEK-ut nuk krahasohen me punëtorët e ndërmarrjeve apo të shërbyesve civil që punojnë në zyrë. ata punojnë në terren, punë me ndërrime dhe me specifika të veçanta”.
*Cilat veprime i ka nërmarrë menaxhmenti për zgjidhjen e kësaj çështje?
Njazi Thaqi: “Kanë fillu me presionin sindikal i keni pa edhe javën e kalume ku janë organizu disa protesta rreth pakënaqësive lidhur me ligjin e pagave. Ne kemi pas disa kontakte me institucionet e Kosovës, kemi premtime se ligji i pagave nuk do të aplikohet për punëtorët e KEK-ut, sepse ka qenë një gabim qysh në kohën kur është marr, të cilin e kemi potencu çdo herë. Ka qenë mendimi që të futen vetëm kompanitë që marrin mjete nga buxheti i shtetit. Mirëpo Korporata Energjetike e Kosovës nuk merr asnjë cent nga buxheti i shtetit përkundrazi jep. Shpresojmë që ky premtim do të realizohet në të kundëtën Kosovën apo qeverinë e ardhshme e presin protesta të jashtëzakonshme sindikale nga punëtorët e KEK-ut”.
*Sindikata dhe punëtorët paralajmërojnë ndërprerjen e punës nëse nuk ka ndryshim të ligjit. Si e komentoni këtë?
Njazi Thaqi: “Unë jam i bindur që nuk do të vjen puna deri aty, për shkak se institucionet tona do të marrin hapa konkret dhe kjo padrejtësi besoj që do të ndalet. Në të kundërtën, jemi të obliguar që unë si drejtor dhe të gjithë punonjësit t’i bashkëngjitemi punëtorëve në realizimin e kërkesave të tyre, sepse është një kërkesë e padrejtë dhe mendoj që të gjithë ata ekspert që ne i kem dhe kemi dhënë mundë me vite që ti trajnojme, do të na ikin në tregjet tjera. Ju e dini që Termocentrali Kosova e re është në prag të fillimit apo do të filloj së shpejti dhe me këto paga aktuale në bazë të ligjit që do t’i kenë punëtorët e KEK-ut, unë mendoj se shumica e ekspertëve do të na ikin.
Unë si drejtor por edhe gjithë menaxhmenti i KEK-ut, jemi në pritje se do të kthehet një përgjigje pozitive nga gjykata kushtetuese dhe nuk do të vjen puna deri te protestat të cilat nuk do të ishin të dobishme për askënd në Kosovë”.
*Pos mbështetjes në kërkesat e tyre ju keni marrë vendim edhe për ndarjen e pagave jubilare?
Njazi Thaqi: “Javë më parë ne kemi prezantuar rezultatet e gjashtë mujorit të parë dhe poashtu të vitit të kaluar, ne kemi një performance jashtëzakonishtë të mire në këtë gjashtë mujorë dhe falë këtyre rezutateve na kemi dikun mbi 8 milion euro fitim vetëm për këtë gjashtë mujor. Pra kjo është arritur me mundë dhe djers të gjithë punëtorëve të KEK-ut. Duke u bazuar në këtë, ne kemi marr vendim që punëtorëve të KEK-ut t’u jepen pagat jubilare, të cilat parashihen në bazë të Kontratës Kolektive për vitin 2015, 2016, 2017. Mirëpo, ne kemi marrë vendim që pagat jubilare t’u jepen në vazhdimësi për të gjithë ata punonjës që kanë derdh djers dhe kontribut brenda Korporatës Energjetike të Kosovës. Nga sot ne fillojmë nënshkrimin e marrëveshjeve më të gjithë punonjësit dhe t’i paguajmë besoj deri nga gjysma e muajit të ardhshëm”.