“Kjo është një e arritur e mirë pasi që sa më shumë testime të ketë, aq më shumë raste do të identifikohen dhe do të izolohen ato raste. Kjo është ana e mirë”, tha Gashi në RTV Dukagjini.
“Tani më kemi 1,145 raste aktive me COVID-19 në Prishtinë. Numrin më të vogël të rasteve aktive e kemi pasur më 9 tetor ku kishin mbetur vetëm 203 raste. Ndërsa numri maksimal i rasteve aktive ka shkuar në 1,500 që shpresojmë të mos e arrijmë përsëri”, shtoi ai.
Gashi ka thënë se mbajtja e maskave, distanca dhe higjiena personale mbeten elementet kyçe për të penguar përhapjen e mëtejme të pandemisë.
“Edhe shtimi i inspektimeve do të ndikojë në përmirësimin e gjendjes”.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës nuk e sheh si opsion rikthimin e karantinës apo kufizimin e lëvizjes në orare të caktuara.
“I kemi provuar shumë opsione. E kemi parë që nuk kanë rezultuar të suksesshme. Kur qytetarët lëviznin në orare të caktuara, ata lëviznin në grumbuj më të mëdhenj. Esenca është se qytetarët të mos qëndrojnë në grumbuj apo vende të populluara.