Drejtori i Klinikës së Radiologjisë Bujar Gjikolli, e ka dërguar në Komision Disiplinor teknikun Fisnik Thaçi i cili e publikoi një video ku shihej dera e dëmtuar, që tërhiqej me litar.
Tekniku Thaqi para pak ditësh e kishte publikuar një video duke treguar kushtet e rënda të punës në dhomën e Rentgenit, dera e së cilës tërhiqej me litar.
Me një kërkesë të cilën ua ka drejtuar drejtorit të SHSKUK-së dhe ministrit Armend Zemaj, Gjikolli ka kërkuar të merren masa diciplinore ndaj teknikut duke deklaruar se ai ka publikuar informacione të brendshme të institucionit ku punon.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë Thaqi, duke thënë se drejtori Gjikolli e ka shantazhuar nëpërmjet një vendimi të tillë.
Sido që të jetë, menaxhmenti i Klinikës së Radiologjisë nuk ka marrë ende asgjë lidhur me përmirësimin e inventarit të dëmtuar brenda ambienteve të kësaj klinike.