×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori i Policisë: Kur jeni vetëm në rrugë ose në veturë nuk keni nevojë ta bartni maskën

    FrontOnline
    07 Tetor 2020

    Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në muajin mars të këtij viti Policia e Kosovës ka shqiptuar 107851 gjoba.

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se janë dy faza të gjobave.

    “I kemi dy faza të gjobave. Në fillim kanë qenë format për kundërvajtje të cilat s’kanë qenë gjoba që ne i kemi dërguar tek inspektorët sanitarë që janë kyçur në menaxhimin e pandemisë në mënyrë që ata t’i shndërrojnë në gjoba pasi s’e kemi pasur ligjin anti-covid dhe numri i tyre ka qenë 73226. Ndërsa prej se ka filluar që të hyjë në fuqi ligji anti-covid i kemi shënuar 34625 gjoba, pa e përfshirë ditën e sotme”, ka thënë Qalaj. “Besoj se numri është mjaft i madh mirëpo në anën tjetër ka pasur edhe aktivitete të tjera”.

    Tutje ai ka thënë se në pikun e COVID-19 reagimi i qytetarëve ka ndihmuar shumë që të ulet numri i të prekurve me këtë virus, derisa ka theksuar se qytetarët në këtë fazë kanë qenë të disiplinuar.

    “Që nga fillimi i pandemisë ne jemi detyruar ta angazhojmë gati tërë stafin policor për të parandaluar virusin dhe natyrisht ky angazhim ka bërë që disa punë t’i lëmë anash që të përkujdesemi për shëndetin e qytetarëve”, ka thënë ai.

    Tutje Qalaj ka thënë se kanë pasur shumë vështirësi për të funksionuar gjatë pandemisë për shkak të mungesës së ligjit anti-covid.

    “Ne kemi disa instruksione edhe nga IKSHPK-ja se si duhet të sillen qytetarët në raport me mbajtjen e disatancës dhe të maskave. Në terren nganjëherë edhe çalon kjo punë pasi duhet të koordinohen shumë veprime me inspektorët sanitarë. Jo gjithmonë kemi mirëkuptim nga qytetarët e vetëdijesim të duhur. Pasi shohim se ka ende qytetarë që nuk besojnë. Besoj se duhet të jemi shumë më të vetëdijshëm për rrezikun nga ky virus”, ka thënë Qalaj.

    Tutje ai ka treguar se kur duhet të bartet maska e kur jo.

    “Në instruksionet e fundit tashmë edhe kur je duke ecur vetëm në rrugë nuk ka nevojë ta kesh makën, e as në veturë, por në momentin që je me një tjetër konsiderohet grup dhe duhet ta kesh maskën. Çështja e bartjes së maskave në lokale duket ashtu (absurde), mirëpo edhe në shtetet e tjera njerëzit ku të ulen në tavolinë nuk është e obliguar që ta bartin maskën, mirëpo prej momentit që ngrihet nga tavolina, shembull nëse je në lokal dhe shkon në tualet duhet ta vendosësh maskën. Kjo është e rregulluar ashtu dhe nuk jam ekspert i fushës që ta diskutoj një çështje të tillë”, ka thënë Qalaj.

    Sa i përket çështjes së lokaleve ai thotë se situata është pak më e komplikuar, pasi përgjegjës të parë janë inspektorët.

    “Rreziku nuk ka kaluar, po shpresojmë që të paktën të shkojmë në këtë ritëm ose të ketë rënie. Kemi pas një rast mbrëmë në një nga qytetet ku në orët e vona ka pasur muzikë dhe jemi të autorizuar që Policia të reagojë dhe natyrisht se janë paraparë edhe dënimet me ligjin anti-covid dhe i është shqiptuar gjoba edhe pronarit të biznesit por edhe këngëtarit që ka qenë duke kënduar”, ka thënë Qalaj në KTV.

    Nga Rubrika
    Lajme08 Nëntor 2024
    I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se pas “madhështisë së Prishtinës”, Turneu i Ndryshimit vjen sot në...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Dy ditë më parë në Amerikë u zhvilluan zgjedhjet presidenciale, të cilat bindshëm u fituan nga kandidati republikan, Donald Trump. Trump arriti...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Turqisë, Erdogan. Osmani ka shkruar se është gjithmonë kënaqësi kur takohet me...
    Të tjera
    Lajme08 Nëntor 2024
    Koalicioni qeverisës tashmë ka mbetur me vetëm 53 deputetë, nga 59 sa kishin qenë kur kishte fituar zgjedhjet e vitit 2021. Rrugës...
    Bota/Rajoni08 Nëntor 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Worchester të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një shqiptar ka vrarë bashkëshorten e tij...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Qeveria Kurti e cila është në fund të mandatit të saj, ka aktivizuar “motorret” si çdo herë tjetër për të bërë propagandë,...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qeveria e tanishme e ka shpëtuar dhe restauruar trashëgiminë e vlefshme kulturore e historike,...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Vetëm dy ditë zgjatën punimet nga ana e Komunës së Prishtinës për projektin e kryetarit të Prishtinës, Perparim Rama, e që përfshinte...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me stafin e lartë menaxhues, realizuan sot një takim zyrtar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.